LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Jam i trishtuar nga kjo humbje e madhe tragjike e kaq shumë jetëve të shuara para kohe

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari i autobusit nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Grubi thotë se autoritetet vendase janë në kontakt të vazhdueshëm me ato bullgare, me qëllim të çfarëdo ndihme dhe zbardhjen e plot të rastit.

“Me dhimbje të thellë këtë mëngjes pranova lajmin për tragjedinë e rëndë të qytetarëve tanë në Bullgari. Jam i trishtuar nga kjo humbje e madhe tragjike e kaq shumë jetëve të shuara para kohe. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet bullgare për çdo ndihmë të nevojshme në zbardhjen e rastit dhe dhënien e ndihmës ndaj të lënduarve që tashmë gjenden në spital. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj të gjithë familjarëve të cilët sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Lutem për shpirtërat e tyre dhe për durimin e familjarëve, bashkëndjej dhimbjen e tyre të madhe”, ka shkruar Grubi.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close