
21 vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit këtë vit vjen me një format të ri, shumë modern dhe me synim që të shndërohet në një manifestim tradicional, krejtësisht ndryshe nga ajo që është shënuar në të kaluarën.
Më herët, u paralajmërua Shkolla verore për Liderë të rinj e organizuar nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive e cila do të organizohet në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Shkolla për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue” ju mundëson pjesëmarrësve të rinj të përfitojnë informacione lidhur me funksionimin e sistemit politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zbatimi i politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, integrimi, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarvëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore gjithashtu do të jenë pjesë ligjëratave që do të mbahen në kuadër të Shkollës për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”, derisa qëllimi i Shkollës për Liderë të rinj është përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut për të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë.
“PEACE FESTIVAL
Edicioni i parë sivjet sjell Ermal Fejzullahun
📆 e shtunë, 13 gusht 2022
📍 sheshi Skenderbe Shkup
⏰ 21:00
21 vjetori i Marrëveshjes paqësore të Ohrit
#pfd #PeaceFestival”
Shkruan Grubi në fb.TOP24



