LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Distancohuni nga politika e gabuar e drejtuesve të opozitës të cilët janë rreshtuar me VMRO DPMNE, Gordanën e Mickovskin, kundër UÇKsë, shqiptarëve

Zëvendës kryeministri i Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB pas takimit të Ali Ahmetit me strukturat e BDI-së në Çair ka publikuar një postim përmes të cilit ka apeluar që të gjithë të distancohohen nga politika e gabuar e drejtuesve të opozitës të cilët janë rreshtuar me VMRO DPMNE, Gordanën e Mickovskin, kundër UÇKsë, shqiptarëve barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike, shkruan Top24

 

Porosi më rëndësi për votuesit që qëndruan në shtëpi dhe ata që votuan opozitën më 24 prill:
Ju lutem shumë, distancohuni nga politika e gabuar e drejtuesve të opozitës të cilët janë rreshtuar me VMRO DPMNE, Gordanën e Mickovskin, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Është në duart e votuesve që masivisht, pa asnjë hamendje, ta bëjmë rezultatin 30:0 dhe ta detyrojmë VMROnë dhe Mickovskin që ti ha llafet e veta e mos ti realizojë gjithë ato që i thotë sepse të tjerët s’kanë asnjë kusht sipas tij dhe i zbatojnë vendimet e VMROsë.
Ju lutem shumë, vota me 8 maj është historike dhe e gjitha varet nga ne, përqëndrojeni votën tuaj të shenjtë tek Fronti Europian për ta parandaluar agjendën ruse në vendin tonë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close