
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sonte së bashku me ministrin e punëve të jashtme Bujar Osmani kanë takuar banorët e lagjes “Luan Haradinaj” në Shkup nga ku Grubi ka theksuar se Ali Ahmetit i Bëhet zemra mal kur na sheh të bashkuar, shkruan Top24
“Këshilli vendor “Luan Haradinaj” nuk ka asnjë dilemë, qëndron besnik ndaj vizionit të dëshmuar kombëtar dhe europian të Ali Ahmetit! I bëhet zemra mal Kryetarit Ali Ahmeti kur na sheh në numër kaq të madh, të fokusuar në një qëllim të vetëm, atë të punës, të mbështetjes ndaj njëri – tjetrit për qëllime të drejta dhe të gatshëm për të ngadhënjyer në misionet progresive të së ardhmes!”, shkroi në Facebook Grubi, transmeton TV21.



