
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në “21 Gradë” në RTV21 foli edhe për të ashtuquajturën qendër hibride për të cilën më herët kishte folur edhe kryediplomati Bujar Osmani. Grubi tha se 5 oligarkë maqedonas kanë shpikur tezën se Maqedonia po qeveriset nga Artani, Ali Ahmeti e shqiptarët.
“Disa oligrakë maqedonas në biznes, do të thotë 5 gjithsej, që e mbajnë gati se gjithë ekonominë e venit për arsye të tranzicionit dhe privatizimit të kompanive shtetërore aso kohe pas pavarësimit, po u pengon kjo kjo se po thonë që shqiptarët po fuqizohen shumë ekonomikisht. Kanë ndarë 2 miliardë euro për rrugën e Korridorit 8, 200 milionë euro për rrugën me Kosovën, po i heqin kufijtë, po ndërtojnë “Rrugën e Arbrit”, po ndërtojnë hekurudhën nga Kërçova deri në Portin e Durrësit, po ndërtojnë Port të thatë në Strugë. Ju tregova barazinë gjuhësore, po i prinë diplomacisë, po i prinë financave, ose unë p.sh. gjysmën e seancave të Qeverisë i drejtoj…dhe kjo ju pengon sepse po vlerësojnë se me rritjen e shqiptarëve, me fuqizimin e tyre ekonomik, përveç aspektit të të drejtave etnike në venin tonë, do iu cënon biznesin e tyre, do i cënon interesat e tyre dhe se shteti po tjetërsohet. E kanë shpikur një tezë të paqëndrueshme që vendi po qeveriset nga shqiptarët, që kryeministër në fakt është Artani, Ali Ahmeti, BDI-ja”



