LajmeRajonTopLajm

Grenell i uron pavarësinë Kosovës: Themeluesi i shtetit, Hashim Thaçi s’është aty duke festuar! Padrejtësi e madhe

Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i SBBA-së, Richard Grenell, ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur shqetësim për “padrejtësinë e madhe” që Hashim Thaçi, ish-Presidenti i vendit, mbetet në paraburgim në pamundësi për të festuar.

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë festime të gëzueshme dhe të qeta në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë. Sidoqoftë, ky hap i madh është në hije të një padrejtësie të madhe. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë. Evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësia në pesë vitet e fundit. Dhe, institucionet kosovare shtetërore kanë dështuar të ndërmarrin veprimte e nevojshme ligjore për ta ndalur këtë padrejtësi, për shkaqe politike. Kjo burgosje e gabueshme duhet të marrë fund”, ka shkruar Grenell.

Related Articles

Back to top button
Close
Close