Maqedoni

Gostivar, protestë kundër deponisë Rusino

Me kërkesë për mbyllje të tërësishme të deponisë Rusino dhe dislokim nga Gostivari, nisma qytetare Stop Rusinos, sot ka protestuar para komunës së Gostivarit. Organizatorët e protestave thonë se kanë mbështetjen e këshillit komunal, dhe përfaqësuesve të partive Politike, ndërsa kërkojnë që këtë mbështetje t`ua jep edhe Ministria e Ekologjisë. Sipas protestuese deponia Rusino është bombë ekologjike, andaj kërkojnë mbylljen e menjëhershme.

Qëllimi i protestës është të tregojmë se gostivarasit janë të unifikuar dhe duan që t’i japin fund kancerit shumëvjeçar që e helmon Gostivarin. Rampa nuk do të hapet për komunat e tjera, derisa të sillet afati kohor që ne e presim dhe pres që më 21 mars të vitit të ardhshëm, në ditën e pranverës, së bashku të dalim në piknik në Rusino- deklaroi Fadbi Ilazi, Këshilli protestues.

Related Articles

Back to top button
Close
Close