MaqedoniTopLajm

Gostivar, arrestohet nëna e fëmijës që ndërroi jetë gjatë zjarrit

 

35-vjeçarja, fëmija e së cilës mëngjesin e sotëm e humbi jetën në zjarrin në një banesë në Gostivar është privuar nga liria, informojnë nga SPB -Tetovë.

Prej atje theksojnë se S.T nga Resnja menjëherë pas arrestimit i është ofruar ndihmë mjekësore, rreth mesditës është mbajtur në stacion policor në Gostivar nën dyshimin se ka kryer vepër penale “shkelje të detyrimeve familjare” (neni 203, paragrafi 2 nga KP).

Ajo atje me siguri do të mbahet deri nesër për zbardhjen e detajeve rreth ngjarjes me çka pritet të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën themelore në Gostivar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close