MaqedoniTopLajm

Ja çfarë u bisedua në sot në Qeveri të RMV-së,detajet:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën që u mbajt sot e ka plotësuar vendimin paraprak me çka udhëtarët do të mund të kalojnë kufirin dhe të kthehen në shtëpitë gjatë orës policore.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vërtetuar përfundimi i Shtabit të Covid-19 për plotësim të lëshimeve për ndalesës së lëvizjes, me çka shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrim në vend, dhe të cilët hyjnë në vend gjatë periudhës kur është aktive ndalesës për qarkullim, apo kanë dalë nga shteti para se të shpallet kufizimi i lëvizjes, mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gjithashtu Qeveria në seancën e sotme ka miratuar protokollin për maturën shtetërore.

“Pas miratimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse, në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar Protokolli për shkollat e mesme gjatë realizimit të provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2020/2021″, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Programi vjetor i punës për vitin 2021 për Agjencinë për zbatimin e të drejtave të komuniteteve, u miratua sot nga Qeveria, si një plan për realizimin e të drejtave për komunitetin që është më pak se 20%./SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close