LajmeSport

Golden State Warriors eliminohen nga “play-off”-i, Steve Kerr jep mesazhin prekës

Java e parë e fazës “play-off” në NBA ka sjellë surpriza të mëdha dhe momente historike.

Victor Wembanyama shkëlqeu në debutimin e tij me 35 pikë, duke udhëhequr San Antonio Spurs drejt fitores ndaj Portlandit, ndërsa te Los Angeles Lakers, Luke Kennard befasoi me 27 pikë në fitoren ndaj Rockets.

Trajneri i Spurs, Mitch Johnson, u shpreh i mahnitur nga ylli francez: “Wembanyama është një superstar i vërtetë i ligës dhe ka vendosur rekord për debutim në play-off”.

Një moment emocionues ishte edhe prezenca e LeBron dhe Bronny James, të cilët u bënë dyshja e parë babë e bir që ndajnë parketin në një ndeshje “play-off”.

Në anën tjetër, epoka e artë e Golden State Warriors duket se po i vjen fundi pas eliminimit nga Phoenix Suns në fazën “play-in”.

Trajneri Steve Kerr, i cili udhëhoqi ekipin drejt katër titujve kampionë, dha një mesazh lamtumire për lojtarët e tij kryesorë në fund të ndeshjes: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, por ju dua pafundësisht. Faleminderit”.

Me Klay Thompson tashmë të larguar dhe kontratat e Curry-t e Kerr-it që po skadojnë, Warriors përballen me një rindërtim të mundshëm pas një prej dinastive më të fuqishme në historinë e basketbollit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close