LajmeMaqedoniTopLajm

Goce Mihajlovski: Ali Ahmeti do të jetë vaga e balansit për qeverinë e ardhshme

Redaktori i televizonit Kanal 5  thotë se Ali Ahmeti dhe BDI-ja do të jetë vaga e balansit për qeverinë e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.  Sipas redaktorit të televizionit Kanal 5, si do që të jetë, më 15 korrik, shumë gjëra do të jenë më të qarta. “Por, nuk jam i sigurt se do të jetë e qartë se kush do të formojë qeverinë. Vetë fitorja, nëse është e ngushtë, nuk e garanton këtë, dhe kjo u tregua edhe në vitin 2017. Sigurisht që rezultati në bllokun shqiptar do të jetë i rëndësishëm, veçanërisht nëse BDI është akoma “vaga e balansit”. Atëherë jam i sigurt se na pret një verë e stuhishme, dhe ndoshta edhe vjeshta. Ahmeti e ka ngritur shumë lartë kushtin e një kryeministri shqiptar dhe tani nuk do të ketë shumë hapësirë ​​për manovrim, “shpjegon Mihajloski.

Nga ana tjetër të gjitha anketat me kredibilitet ndërkombëtar të huaja dhe të vendit thonë se në bllokun shqiptar do të fitojë BDI-ja, por edhe  lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Tv21 u shpreh se e BDI-ja do të jetë fituese në bllokun shqiptar dhe Reçica e Vogël do të jetë më e famshmja në rajon pas 15 korrikut. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close