LajmeRajonTopLajm

Gjykimi ndaj Salih Musatfës, dëshmitari sqaron deklaratën në të cilën ‘Skifterat’ i kishte quajtur ‘Sorra’

Në seancën e sotme të gjykimit ndaj Salih Mustafës po dëgjohet dëshmitari Sejdi Veseli. Veseli gjatë kohës së luftës ishte zëvendës komandat i Brigadës 153 që veproi në zonën e Gollakut.

Ai sot foli edhe për Njësitin “BIA” për të cilin tha se nuk vepronte në kuadër të Brigadës 153 dhe as nuk i raportonte.

Dëshmitari Veseli tha se përgjegjës i këtij njësiti ishte Salih Mustafa i njohur si Komandant Cali.

Sipas ZPS-së dëshmitari Veseli në nëntor të vitit 2019, kishte thënë para ZPS-së se BIA’ nuk ishin ‘Skiftera’ por ‘Sorra’ e deklaratën e tillë sot e shtjelloi në këtë mënyrë.

“Skifteri është një shpend fisnik i cili nuk del asnjë herë i mundur, e s’mundesh me qenë skifter kur s’ke pasur asnjë armë për tu mbrojtur atëherë je sorrë”, tha dëshmitari Veseli.

Tutje dëshmitarit Veseli iu lexua edhe një pjesë tjetër e deklaratës që kisvitin 2019 në të cilën kishte thënë se “BIA ka qenë një pjesë e keqe dhe e pistë e historisë”, e për të cilën sot tha se: “Nëse një njësi ushtarake tërë kohën rri në mal e jo në terrenin ku ka qenë e përcaktuar për mua nuk është në rregull”, tha dëshmitari Veseli.

Tutje ai tha se pjesë e Njësitit BIA ishte edhe personi me emrin Bahri Gashi që vinte nga Tirana e që ishte njeri i mirë dhe i ndershëm por që ishte manipuluar nga personat e quajtur ‘tabuti’ dhe ‘vdekja’ e të cilët ishin recidiviste me aq sa kishte dëgjuar dëshmitari Veseli për ta.

Tutje dëshmitari Veseli tha se pa marrë parasysh se si janë personat askujt s`mund t’i mohohet e drejta për ta mbrojtur vendin e vet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close