
Ahmet Selmani nga Agjencioni për Zbatimin e Gjuhës, në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se ligji për gjuhën shqipe ekziston edhe pse siç tha ai ka hapësirë për përmirësim dhe avansim.
“Për ligjin e gjuhës në Kushtetuese u bë shumë zhurmë për asgjë. Ne e dimë që ai ligj nuk është i përsosur, ne e dimë se si u arrit ai ligj. Ligji për gjuhën shqipe ekziston, mirëpo presim të shohim se si do të mbyllet kjo çështje nga Gjykata Kushtetuese”, tha Selmani.
Ish-ministri i drejtësisë, Adnan Jashari tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhej aspak të shqyrtonte iniciativat kundër ligjit të gjuhës, sepse gjithçka është në përputhje me kushtetutën e vendit.
“Unë i kam ndjekur të gjitha debatet mbi këtë temë si në palën shqipatare ashtu edhe në atë maqedonase. Kjo temë nuk është dashur të jetë aspak temë debati në Gjykatës Kushtetuese, të hidhen poshtë këto iniciativa të 9 subjekteve politike. Ky ligj është në përputhshmëri me kornizat kushtetuese”, tha Jashari.



