BotaKurioziteteLajme

Gjithë deputetët në këmbë’ – miu bën rrëmujë në parlamentin e Andaluzisë (VIDEO)

Ndonëse është shumë i vogël bëri një sherr mjaft të madh.

Një mi u fut sot në parlamentin e Andaluzisë dhe gjatë kohës sa ishte seanca u bë rrëmujë mjaft e madhe duke ngritur të gjithë deputetët në këmbë e duke shkaktuar panik tek të gjithë.

Madje nga frika pati edhe të tillë që u panë duke hipur mbi ulëset dhe askush nuk i kushtoi më vëmendje seancës që po mbahej në parlament.

Ndonëse ishin mbledhur për të votuar një vendim mjaft të rëndësishëm, miu duket se kishte në plan diçka tjetër.

Miu largoi të pranishmit të cilët ishin aty që të hidhnin votat e tyre për një çështje të rëndësishme për rajonin e Andaluzisë. Anëtarët e zgjedhur do të votonin për emërimin e Susana Diaz, si një senatore për rajonin.

Disa nga zyrtarët madje vendosën ta lënë në gjysmë seancën derisa thanë se miu kishte madhësi të konsiderueshme.

Edhe pse u bë apel për qetësi dhe pa panik, një gjë e tillë vështirë se ishte e mundur të realizohet.

Më poshtë Klankosova.tv ju sjell videon e incidentit kur të gjithë pjesëmarrësit u ngritën në këmbë për të ikur nga miu.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close