BotaLajme

Gjermania shënon më së shumti raste në gati dy muaj

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse, “Robert Koch”, njoftoi të enjten se gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 17.504 raste të reja me Covid-19, që është shifra më e lartë që nga data 22 janar.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 227 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave të koronavirusit në Gjermani shkoi në 74.132, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Instituti “Robert Koch” tha se Gjermania është në valën e tretë të pandemisë, e cila është shkaktuar nga lehtësimi i masave kufizuese në javët e fundit, pikërisht në kohën e përhapjes së variantit më ngjitës. Instituti madje paralajmëroi rritje të madhe të numrit të rasteve në javët e ardhshme.

Gjendja nuk është përmirësuar nga shpërndarja e ngadalshme e vaksinave. Programi i vaksinimit u dëmtua edhe më shumë pas pezullimit të përdorimit të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca, për shkak të shqetësimeve rreth disa efekteve anësore.

Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit rajonalë këtë muaj u morën vesh për lehtësimin e pjesshëm të masave, ndonëse është lënë e hapur mundësia për kthim të izolimit, në rast se rritet numri i rasteve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close