LajmeRajonTopLajm

Haradinaj: Duhet ta përkrahim regjistrimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Artan Grubin ,zëvendëskryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut.

Haradinaj në një konferencë për media pas takimit ka deklaruar se ata do ta mbështesin procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e kam fjalën për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje”.

“Ne duhet të jemi bashkë, të përkrahim dhe të ndihmojmë në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kudo qofshin ata, qoftë edhe në diasporë. Sepse me këtë proces, ata do të ndihmojnë veten, do t’i ndihmojnë familjet e tyre, do ta ndihmojnë atdheun e tyre si dhe gjithë rajonin”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close