BotaLajme

Gjermania drejt karantinës: Vendi “zyrtarisht” në panik, Franca “mbyll kufijtë”

Numri rekord i infektimeve po mbjell panik në Gjermani. Në 24 orët e fundit, institute Robert Koch njoftoi 34 mijë raste të reja.

Vala e katërt e pandemisë po bëhet një pjesë çështje kyçe e diskutimeve të qeverisë së ardhshme; tre parti janë duke negociuar për krijimin e saj pas zgjedhjeve të shtatorit.

Social Demokratët, të Gjelbrit dhe FDP-ja po konsiderojnë masa më të ashpra nëse formojnë ekzekutivin, e ndërsa është e paqartë se cilat janë ato, në media flitet për një rikthim të pjesshëm të izolimit. Është hedhur ideja që të ndiqet shembulli i Austrisë me kufizime për të pavaksinuarit.

Një projektligj i planifikuar për t’u votuar në fund të kësaj jave mund të zgjerojë rregullat pasi po planifikohet që të kërkohet testi negativ për COVID-19, dëshmi të shërimit ose vaksinimit në transportin publik, si dhe në vendet e punës. Parlamenti do ta votojë projektligjin në mënyrë që të hyjë në fuqi përpara skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Gjermani më 25 nëntor.

Përveç rregullave mbarëkombëtare, ligji i ri synon t’u japë 16 shteteve të Gjermanisë më shumë mundësi për të trajtuar pandeminë.

Gjithashtu po planifikohet që të ketë më shumë kufizime për të pavaksinuarit. Shkalla e vaksinimit në Gjermani është 67 për qind.

Italia u kërkon tashmë punëtorëve që të vaksinohen, Austria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendosi masën e izolimit për të pavaksinuarit Franca ka vendosur sërish rregullën e mbajtjes së detyrueshme të maskave dhe ka ashpërsuar kërkesat e hyrjes nga një sërë vendesh, ndërsa Holanda ka vendosur masën e izolimit të pjesshëm.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close