MaqedoniTopLajm

Gjergj Dedaj nuk dëshiron të shkojë në shtëpi, flet për libra të fesë

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka postuar fotografi serish nga objektet e Ambasadës së Kosovës në Shkup, shkruan Gazeta Express.

Krahas fotografisë ai ka shkruar se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës janë Bibla dhe Kurani i shoqërisë kosovare.

Kështu ai ka thënë se duhet qëndruar pa lëkundur në respektimin e tyre.

“Kushtetuta dhe Ligjet e Kosoves, jane Bibla dhe Kurani i shoqerise kosovare, para se cilave, do duhej te ishim te gjithe ta pafuqishem!

Keto nuk shkelen dhe as nuk personalizohen, asnjehere dhe nga askush,duhet te qendrojme pa lekundur, ne respektimin e e sakte te tyre”, ka shkruar ai. /Express/

Related Articles

Back to top button
Close
Close