RajonTopLajm

Dy deputetë gjermanë dalin kundër Kosovës, s’e konsiderojnë shtet

Deputetja gjermane me prejardhje nga Polonia, Zaklin Nastiç, në një fjalim para Bundestagut ka thënë se Kosova është shtet artificial dhe bastion i terroristëve.

”Dhe ne, Partia e Majtë, e themi shumë qartë: Kosova përfundimisht duhet çarmatosur”.

Këtë deklaratë e cilësoi skandaloze, të pavërtetë dhe qëllimkeqe deputeti Pal Lekaj. Ai tha se vetëm të marrët mund të rreshtohen me Serbinë.

Edhe deputeti tjetër gjerman nga partia Alternativa për Gjermaninë, Jens Kestner, tha se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, me të cilën Gjermania s’duhet të krijojë diferenca.

Një mendim të ngjashëm sit ë Nastiç, kishte pasur edhe eurodeputeti austriak, Harald Vilimsky, që muaj më parë tha se Kosova është një vend i dështuar dhe mafioz që s’ka vend në Bashkimin Europian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close