LajmeMaqedoniTopLajm

Gjendja e rënduar pas reshjeve, Valbon Limani në teren: Ju lutem veproni sa më shpejt!

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani po vazhdon të qëndroj në teren për të ndjekur nga afër gjendjen pas reshjeve të shumta rë shiut sidhe vërshimet që kanë kapluar rajonin e Pollogut. Limani përmes një apeli ka kërkuar nga zgjidhje sa më të shpejtë të situatës nga ELEM-i që ka kompetencat për menaxhimin e ujërave të Vardarit dhe zyrave të Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes, shkruan Top24

Limani po ashtu ka ngritur alarmin edhe në QMK, andaj lusim çdo qytetarë, të evitojnë daljet nga Shtëpia pa nevojë! Vështirësi të mëdha po hasen në të gjithë rajonin e Pollogut. Ju lutem veproni sa më shpejt!

“Me shqetësim po ndjek situatën me vërshimet në zonat e banuara të Gostivarit.
Përkundrejt përpjekjeve maksimale që bëjmë si Komunë, së bashku me ndërmarrjet komunale, dua të apeloj për zgjidhje sa më të shpejtë të situatës nga ELEM-i që ka kompetencat për menaxhimin e ujërave të Vardarit dhe zyrave të Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes.
Si Komunë kemi ngritur alarm edhe te QMK, andaj lusim çdo qytetarë, të evitojnë daljet nga Shtëpia pa nevojë!
Vështirësi të mëdha po hasen në të gjithë rajonin e Pollogut.
Ju lutem veproni sa më shpejt!”, shkruan kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close