LajmeMaqedoniTopLajm

Gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar tetë ngjarje, gjashtë në Shkup, nga një në Strumicë, Gjevgjeli dhe Veles

Gjatë heshtjes parazgjedhore, deri në orën 07 përkatësisht hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar tetë ngjarje prej të cilave gjashtë ishin në rajonin e SPB-së Shkup dhe nga një në rajonin e SPB-së Strumicë, Stacioni policor Gjevgjeli dhe një në rajonin e SPB-së Veles.

Nga MPB kumtuan se në rajonin e SPB-së Shkup, në fshatin Viniçe dhe fshatin Lubanc janë vërejtur flamuj të ngjitur të partive politike në afërsi të vendvotimeve. Pas intervenimit të këshillave zgjedhorë janë larguar.

“Në fshatin Bërnjarc në afërsi të vendvotimit është vërejtur një postër i një partie politike, e cila është larguar nga këshilli zgjedhor. Në afërsi të shkollës fillore “Njegosh” (ku janë katër vendvotime) janë shkruar grafite në lidhje me zgjedhjet. Gjithashtu, në afërsi të shtëpisë së pensionistëve “Autokomandë” (ku ka dy vendvotime) janë shkruar grafite në lidhje me zgjedhjet. Janë njoftuar këshillat zgjedhorë dhe në rrjedhë është largimi i grafiteve. Në orën 06:00 në Stacionin policor Qendër është paraqitur se në oborrin e shkollës fillore “Nikolla Vapcarov” në afërsi të vendvotimit janë vërejtur postera të një partie politike, të cilat janë larguar nga këshilli zgjedhor. Në Stacionin policor Gjevgjeli është paraqitur se në Bogdanci janë shpërndarë afishe nga një parti politike. Sërish, në SPB Veles është paraqitur se në afërsi të vendvotimit nr. 2135 ka pasur grafite të shkruara në lidhje me zgjedhjet. Është kryer kontroll”, citohet në kumtesën e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close