LajmeRajonTopLajm

Gërvalla viziton sot Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, këtë të premte do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gërvalla do të pritet në takim nga krerët institucional.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve që do të zhvilloj ministrja Gërvalla atje do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Donika Gërvalla nesër do të zhvilloj vizitën e parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo do të pritet nga krerët institucional, Presidenti Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Xhaferi, Kryeministri Zaev, Zëvendëskryeministri i Parë Grubi dhe Ministri i Jashtëm Osmani. Temë kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët. Ministrja gjithashtu do të ketë agjendë të ngjeshur me aktivitete tjera me institucione lokale dhe aktivitete tjera kulturore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close