
Gazetari dhe pronari i portalit TetovaSot, Rami Mislimi përmes një postimi sot ka ironizuar me vendosjen e gurëthemelit të fillimit të ndërtimit të autostradës Tetovë-Gostivarë e cila është pjesë e koridorit 8. Mislimi në postimin kujton se dikur thoshit: “Ky projekt është mashtrim, është korrupsion, është vetëm në letra! Nuk bëhet kurrë! Mos e dëgjoni Grubin, se veç gënjen!”, shkruan Top24
Posti i plotë i Rami Mislimit
Korridori 8 dhe “sharjet” ndaj Grubit!
Dikur thoshit: “Ky projekt është mashtrim, është korrupsion, është vetëm në letra! Nuk bëhet kurrë! Mos e dëgjoni Grubin, se veç gënjen!”
E sot?
Sot fotografoheni, pozoni, mburreni dhe thoni: “Ja çka bëmë ne!”
Sot, kur rruga po bëhet realitet, ju dilni para popullit si të ishit ju që e nisët!
Çka po thoni tani more burra? A bëhet apo s’bëhet? A e kujtoni çka flisnit dje?
Ku janë fjalët tuaja të atëhershme? A po i harruat?
E dini apo jo se ky projekt është këtu sot, vetëm sepse Grubi nuk u ndal?
Sepse, nëse do të varej nga ju, Korridori 8 do të mbetej veç në letra — as sot, as nesër, asnjëherë!
Po ju them troç: sikur të mos ishte Grubi, harroni këtë rrugë! Nuk do të ekzistonte.
Prandaj, më e pakta që mund të bëni, është të thoni: “Po, ai e nisi, ne po e përfundojmë.”
Të paktën ka lezet dhe mbulon pak nga turpi i sharjeve dhe baltës që hodhët dje.
Faleminderit, Artan! Sepse pa ty, sot nuk do të kishte as fotografi, as lavdata, as rrugë!
PS: Me thënë për fund se edhe unë kam pak meritë se kam besu dhe kam shkru de do bëhet dhe kafen nga Tetova në Tiranë do ta pimë për 20 minuta.



