LajmeMaqedoniTopLajm

Gazetari Hasipi bën për pesë pare Taravarin dhe Izet Mexhitin, ende pa kaluar 72 orë zhdukët gjuhën shqipe nga institucionet

Gazetari nga Tetova, Urim Hasipi përmes një postimi ka thumbuar ministrin e shëndetësisë Arben Taravari dhe zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti rreth përdorimit të dygjuhësisë. Sipas Hasipit ende pa mos kaluar 72 nga marja e funksioneve gjuha shqipe është zhdukur nga institucionet eqeverisë, shkruan Top24

Ndryshimi erdhi për Taravarin, shërbimi për informim flet vetëm maqedonisht
Ende pa kaluar 72 orë që kur Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari u ul në karrigen e këtij dikasteri,ftesa për të ndjekur ngjarje nuk vjen në dy gjuhë.
Ftesa është vetëm në Gjuhën Maqedonase.
Me këtë hap, Mickoski ndjek kryeministrin Mickoski, i cili vendosi që komunikatat që lëshohen për media të jenë vetëm në gjuhën maqedonase.Vetëm një ditë më parë (24 qershor), komunikata e qeverisë ishte në dy gjuhë ku njoftohej për pranim dorëzimin e detyrës.
Por edhe njoftimi tjetër për ngjarjen e kryeministrit është vetëm maqedonisht.
Se çka ka ndodhur brenda natës, këtë unë nuk e di.Ndoshta as opinioni nuk e din.Këtë e dijnë zëvendëskryeministri i ndryshimeve “kolosale”Izet Mexhiti dhe Ministri i Shëndetësisë që në vend se të vizitonte Spitalin e Tetovës që është përmbytur ai zgjodhi të shkarkojë drejtorët.
Tashmë, nga fjalët kalohet në vepra, pra, konkretisht me vepra fjala ndryshim është kuptimplotë…maqedonisht, maqedonisht, maqedonisht….
Për dallim nga Ministria e Ekonomisë, ku në njoftimin për pranimin e detyrës të Ministrit të ri Besar Durimishi, gjuha shqipe është respektuar.
U uroj punë të mbarë gazetarëve që duhet të përkthejnë komunikatat e qeverisë….
Sqarim:Njoftimet në Facebook janë personale dhe jo institucionale. Nëse zëvendëskryeministri publikon diçka në Facebook, kjo nuk është përdorim zyrtar i gjuhës shqipe.
Zëvendëskryeministri përfaqëson institucionin, në këtë rast përfaqëson qeverinë, pra qeveria nuk e re nuk e respekton gjuhën shqipe.
Kaq për sot
(Qëndrime personale dhe jo të redaksive ku unë punoj)

Related Articles

Back to top button
Close
Close