LajmeMaqedoniTopLajm

Gashi: Nuk do të hyjmë në negociata para se BDI-ja ta shtjerrë legjitimitetin e vet

Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të provojnë që Naser Zyberi të jetë kryenministër, ata kanë deputetë për shkak të tij dhe nëse nuk mund këtë ta bëjnë, do të duhet të largohen dhe të bëhen kombinatorika të reja dhe ne si Aleancë dhe Alterantivë do të fillojmë negociata. Por, realizuam biseda me Ziadin Selën dhe konkluduam se nuk do të hyjmë në negociata para se BDI-ja ta shtjerrë legjitimitetin e vet, tha sot lideri i Alternativës, Afrim Gashi.

Ai, në “Utrinski brifing” në “Sllobodna TV” tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternatiava në zgjedhje ka dalë me një program – shtet për të gjithë.

“Ne iu kundërshtuam idesë për kryeministër shqiptar, duke menduar se kjo është vetëm simbolikë, e jo përmbajtje, Dhe tani nuk mund t’i gënjëjmë votuesit tanë, të cilët besonin në këtë koncept, për të mbrojtur koncept tjetër”; tha Gashi, duke sqaruar qëndrimin dhe thirrjen e Ahmetit që të gjitha partitë të qëndrojnë pas idesë së BDI-së.

Gashi potencoi se u paralajmërua dhe është pritur se do të jetë dallimi vogël i deputetëve të fituar edhe në bllokun maqedonas, edhe në atë shqiptar.

“Por më së shumti vet prej vetes u befasua BDI-ja. Por në tre ditët e fundit dhe pas rryshfetit dhe vjedhjes së madhe, u bë e qartë për ne se si arrihet deri te ky numër”, tha Gashi.

Ai potencoi se sido që të jetë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Gjykata administrative i kanë legalizuar ata deputetë.

“Tani është e rëndësishme një komponentë – legjitimiteti. Kur një parti nuk e ka legjitimitetin te shqiptarët, e nga ana tjetër është paraqitur me maksimën për kryeministër shqiptar, tani kur nuk mund ta realizojnë atë, e humbin legjitimitetin që të jenë në Qeveri”, tha Gashi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close