RajonTopLajm

Gani Geci: Kështu bëheshin skenaret e vrasjeve né Kosovën e pas luftës

Ish-deputeti Gani Geci ka treguar një plan për të cilën ka dëgjuar për vrasjen e gazetarit Milaim Zeka. Ka thënë se plani ishte që arma me të cilën do të bëhej vrasja e Zekës të vendosej në veturën e tij.

Sipas Gecit, e gjithë kjo skemë kishte për qëllim të nxiste një konflikt tjetër ndërmjet familjes Zeka dhe asaj Geci dhe të shpërndahej informacioni i rremë se Milaim Zeka po eliminohej shkaku se i njëjti kishte vrarë Ahmet Krasniqin.

Geci ka thënë se bashkë me Milaim Zekën i dinë emrin të dyshuarit dhe atij që ka porositur këtë atentat. Por, në reagim nuk i ka treguar emrat.

“Nuk po ia permendi emrin vrasësit as parapaguesit por Milaimi i din të dyt kush janë këta persona”, ka shkruar Geci, në një reagim në Fb.

Gani Geci pasluftës ishte pjesë e LDK-së. Më 2006 kur ishte ndarë LDK kishte kaluar në LDD për t’u kthyer prapë në Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova. Në zgjedhjet e fundit vajza e Gani Gecit është renditur gruaja më e votuar në LDK pas Vjosa Osmanit.

Reagimi i plotë i Gecit:

E TMERRSHME .

Të nderuar miq, mbrëmë isha ne Prishtinë dhe duke dashur të kthehem në shtëpi më thërret në telefon një kusheri i imi, ai kishte qenë me një mik të vetin.

Ku je më pyet, qe në Prishtinë, po vi po të marr më tha dhe po shkojmë dikun po e pim nga një kafe, ok u takum dhe shkuam me pi kafe ne një Hotel në periferi të Prishtinës, rastësisht aty kishte qenë edhe gazetari Milaim Zeka.

Unë edhe isha pak i frustruar për propagandat e fundit të nipave dhe stërnipave të Serbisë, i shaja kumunistat si gjithë, por Milaimi filloj duke spjeguar një rast për te disaten herë me radhë, por me lutjen e Milaim Zekës une që 4 vjet nuk e kam bërë publike ketë ngjarje të Milaim Zekës, për shkak të rrethanave të krijuara të mëpastajme, sepse edhe unë, edhe Milaim Zeka e njihnim vrasësin me pagesë dhe parapaguesin, vrasësi tani nuk jeton në mesin tonë.

Por rasti është shumë interesant per publikun.

Po e puplikoj tani i frustruar pasi ruso-sllavet urdhërdhënësit, vrasësit dhe mbështetësit e vrasësve propaganduesit me pagesë janë tubuar dhe kanë fillua një propagandë të flliqtë kundër meje dhe familjes sime.

“Njëri nga vrasësit me pagesë në Kosovën e pas luftes paska qenë i paguar nga një parapagues që ta vras Milaim Zeken në vitin 2012.

Ai vrasësi sigurisht që nuk e ka pas idenë se kë ka për ta vrarë, i kanë thanë ke me vra një person dhe paguhesh kaq para m, sigurisht ja kanë spjegu se viktima kalon kësaj rruge çdo ditë ose ku me ditë se si ia kanë bër logjistikën dhe veshtirë të dihen detajet tani, por logjika të qonë se ja kanë dhënë armen me të cilen do ta kryente vrasjen dhe vrasësi detyren e ka pas se, pas kryerjes së vrasjes në momentin e volitshëm armen me fut në makinen time, pra në makinen e Gani Gecit poashtu logjika të qonë se ja kanë pergaditë edhe qelësin kallauz për me hap makinen time ose ku me ditë si e kanë mendua futjen e armës në makinen time.

Pastaj vrasësi me pagesë ka dal për ta vrarë vilktimen ketë rast Milaim Zeken dhe kur ai del për ta vra Milaim Zeken kur e ka pa kush eshtë viktima e ka njoftë dhe nuk e vretë e përshendetë dhe të njejtën natë apo një natë ma vonë nuk e di kur por takohën në kafiterinë Apartmentë në Prishtinë kamarjerat si gjithmonë duke i qendrur gaditun besa edhe duke ia ilustru kpucët vrasësit me pagesë, por vrasësi sigurisht nen ndikimin e drogave fillon te qajë posi e shef që Milaim Zeka qe po hyn ne kafiteri dhe ia follon ti tregoj se si ka pas urdhër dhe pagesa për me vra Milaim Zeken dhe armen me të cilën do ta kryhej vrasja ështe dasht me fut në makinen e Gani Gecit.

Plani i tmerrshëm me vra Milaim Zeken dhe armen e kryrjes se veprës penale me fut në Makinen time ka qenë me ja mbyll gojen Milaim Zekës njiherë e përgjithmonë me fut në dhe apo siq i kan than Milaimit kanë pas me mbjellë fjalë e drogirashave dhe mua me më dërgua në burg një herë e përgjithmonë si vrasës.

Pra qe unë pastaj tê arrestohem ne nji kontrollë rutinë fillimishtë gjoja per armbajtje pa leje dhe pasi të gjindet arma në makinen time dhe pas ekpeetizes balistike të vetrtetohet se ajo arma e gjindur ne makinen e Gani Gecit eshte perdorē në atentatin kunder Milaim Zekes.

Pastaj të fillohet propaganda e ngjashme me propaganden e sotin e ngjashme me komunikaten 59 nga nipat e shkive se Gani Geci e ka vra Milaim Zeken gjoja për tu hakmarr per vrasjen e ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqit ne Tiranë dhe efekti kti rasti ni Gazetar i vrarë një i njeri i pa fajshem ne burg dhe prapaganda me mbrri ne kup te qiellit Hasmeria në mes Familjes sime dhe Milsim Zekes mos te ndalet kurrë kështu ngjashem e kan parapregaditur me propaganda edhe rastin e Abedin Rexhes gjatë luftës.

Merreni me mend planet e kriminelve deri ku kan shkua ne Kosovën e pas luftës.

Nuk po ia permendi emrin vrasësit as parapaguesit por Milaimi i din të dyt kush janë këta persona .

Ps emrat do ti bëj publik në gjykatë por besoj se pas kti shkrimi emrat do ti bëj publik vetë Milaim Zeka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close