BotaLajme

Fyrje ndaj Presidentit dhe akuza për terrorizëm, arrestohet gazetari suedez në Turqi

Joakim Medin, një gazetar suedez, për të mbuluar protestat kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu pasi akuzohet si një anëtarë i një organizate terroriste dhe se për fyrje ndaj Presidentit Erdogan.

Medin u arrestua në Stamboll si pjesë e një hetimi të nisur pas një proteste në Stokholm në janar 2023, ku një manekin që i ngjan Presidentit Tayyip Erdogan u var jashtë bashkisë së qytetit.

Erik Larsson, kreu i Reporterëve pa Kufij (RSF) në Suedi reagoi menjëherë pas arrestimit  të Medin, ku tha se në Turqi nuk është më asgjë e re shënjestrimi i gazetarëve.

“Për fat të keq, shënjestrimi i gazetarëve në këtë mënyrë nuk është asgjë e re në Turqi. Megjithatë, në vitet e fundit taktikatkanë ndryshuar dhe gazetarët po heshtin përmes legjislacionit dhe censurës së internetit”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close