MaqedoniTopLajm

Fundjava kthen futbollin vendas pas pauzës

Pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, fundjava rikthen kampionatin elitar të futbollit vendor me ndeshjet e xhiros së 25-të në program. Kjo xhiro hapet me ndeshjen Makedonija Gjorçe Petrovi – Akademia Pandevi që do të luhet të shtunën nga ora 15:00. Ndërkohë të dielën në program janë 5 ndeshjet tjera. Dy ndeshjet që tërheqin vëmendje këtë të diele janë, Shkëndija – Sileksi dhe Shkupi – Renova. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës presin në fushë të tyre skuadrën nga Kratova, përderisa në kryeqytet do të përballen ndërmjet veti dy skuadrat shqiptare. Ndërkohë, Struga Trim Lum në këtë xhiro do të pret Bellasicën, me këta të fundit që regjistrojnë vetëm dy barazimi dhe tre humbje në pesë ndeshjet e fundit në kampionat dhe në këtë situatë, skuadra strugane shihet favorit në këtë përballje. Në ndeshjet tjera Pelisteri takohet me Vardarin, ndërsa Rabotniçki përballet me Borecin. Të gjitha takimet do të luhen nga ora 15:00. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close