LajmeSport

Sabit Bilalli nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Mesditën e sotme Shkëndija e Tetovës mësoi kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe do të jenë pikërisht kampionët sllovenë të Mura-s.

Ndërkohë skuadra kuqezi vijon përgatitjet nën drejtimin e Ernest Gjokës dhe sot është prezantuar edhe një tjetër futbollist, i cili është mesfushori polivalent Sabit Bilalli.

Ky i fundit është rritur në Kroaci te akademia e Dinamos së Zagrebit, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e klubeve si Luckenwalde në Gjermani, Gostivari, Makedonija GP dhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut.

“Të jem këtu është ndjenjë e veçantë. Shkëndija është emër i madh në futbollin tonë dhe kohëve të fundit ka shënuar suksese edhe në Evropë. Jam i nderuar të bëhem pjesë e ekipit kampion dhe premtoj të jap maksimumin tim për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, është shprehur Sabit Bilalli, pas firmës mbi kontratën me kuqezinjtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close