LajmeRajon

Muhaxheri: Mos-anëtarësimi i Kosovës në KiE do t’i kushtojë Kosovës më shtrenjtë se themelimi i asociacionit

Analisti Artan Muhaxheri në emsionin “Click” në RTV21 lidhur me kushtin franko- gjerman për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se Kosova kurr nuk ka qenë më afër antarësimit të garantuar në Këshillin e Evropës.

“Kurrë më afër antarësimit në mënyrë gati të garantuar nuk kemi qenë, sesa në Këshillin e Evropës dhe ideja është që unë po them sërishë pra ka pasë indikacione që çështja e dërgimit të draftit apo hapave të pakthushëm të pa ndryshueshëm, hapave substancial, hapave fundamental drejt realizimit të asociacionit që të jenë kushtëzim sepse nuk ka kështu, sepse këto kushtëzime do të jenë në nivele të ndryshme pasi mungonë vullneti i qeverisë së Kosovës që të bëjë hapa vetë. Sikur qeveria e Kosovës të bënte hapa kjo çështe as nuk do të diskutohej sot, kjo është e para”, tha Muhaxheri.

Tutje ai shtoi se mos antarësimi i Kosovës në KiE do t’i kushtojë Kosovës më shtrenjtë se themelimi i asociacionit.

“E dyta Kryeministri Kurti duk e di si do të mund ta spjegoj në mënyrë racionale nëse kjo iniciativë dështon. Unë do të isha shumë i i lumtur që kryeministri Kurti t’a gjente fuqinë vullnetin që ta bënte një kthim 180 shkallësh ta pranonte ose ta dërgonte ndonjë hap tjetër sepse është një shans po them që do t’i kushtojë Kosovës shumë shtrenjtë në çdo aspekt e më së shumti në humbjen e besimit”, shtoi tutje Muhaxheri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close