LajmeRajon

“Fruthi nuk ka asnjë lidhje me autizmin, prindërit duhet t’u besojnë studimeve shkencore” (VIDEO)

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë të Evropës, Aurora Dollenberg ka bërë thirrje që prindërit të informohen nga burime të besueshme dhe të mos ndikohen nga dezinformatat rreth vaksinimit të fëmijëve.

Sipas saj, studimet shkencore të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të botës kanë vërtetuar se nuk ekziston asnjë lidhje mes fruthit apo vaksinimit kundër tij dhe autizmit.

“Për prindërit shqiptarë ka shumë rëndësi që të marrin informacion pa u bërë skeptikë dhe pa besuar lajme jo të vërteta. Ka studime nga Amerika dhe e gjithë bota dhe është konstatuar se fruthi s’ka asnjë lloj lidhjeje me autizmin. Prandaj prindërit duhet t’u besojnë këtyre para se t’u besojnë miteve”, tha Dollenberg.

Ajo ngriti shqetësimin edhe për nivelin e vaksinimit në Kosovë, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve mbeten të pavaksinuar.

“Në Kosovë kemi 20 për qind të fëmijëve që janë të pavaksinuar. Fruthi është një sëmundje ngjitëse shumë serioze me komplikacione të mëdha”, u shpreh ajo.

Dollenberg theksoi rëndësinë e vaksinimit si një nga mënyrat më efektive për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close