MaqedoniTopLajm

FRASH me aksion pastrimi në Spitalin e Gostivarit/Mehmedi: Sigurimi i Spitalit pengoi mbarëvajtjen e aksionit

Forumi Rinor i ASH-së në Gostivar, sot përmes një aksioni simbolik kanë pastruar oborrin e spitalit të qytetit. Një pjesë e tyre kanë lyer rrethojat metalike, ndërsa të tjerët kanë kositur barin. Besir Mehmedi, kryetar i FRASH në Gostivar, theksoi se aksioni i tyre ka për qëllim të tërhek vëmendjen e drejtuesve të spitalit për të pasur më shumë pastërti, pasi siç ai theksoi, pacientët aty shkojnë për tu shëruar e jo për tu sëmurë edhe më shumë.

Mehmedi shtoi se aksioni i tyre nuk është mirëpritur nga menaxhmenti i spitalit, të cilët siç thotë, përmes sigurimit kanë tentuar ti pengojnë në punën e tyre.

Të rinjtë e ASH kanë deklaruar për mediat se pavarësisht tentimeve për ta penguar aksionin, ai si i tillë do të realizohet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close