BotaLajme

Izraeli vazhdon pushtimin e Sirisë, tanket izraelite hyjnë në Quneitra të Sirisë

Dy tanke izraelite të shoqëruar nga ushtarë avancuan në provincën jugore Quneitra të Sirisë, ndërsa forcat izraelite arrestuan dhe më vonë liruan një banor sirian në të njëjtën zonë, raportoi sot TV Alikhbariah, transmeton Anadolu.

Tanket u zhvendosën në zonën Tel Abu Qubais në fshatin jugor të Quneitras, sipas transmetuesit. Në një incident të veçantë, forcat izraelite arrestuan një të ri nga fshati Ain Zivan gjatë bastisjeve dhe kontrolleve të disa shtëpive. Personi i arrestuar rreth mesnatës, u lirua më pas.

Forcat izraelite kanë kryer inkursione pothuajse ditore në jug të Sirisë, përfshirë bastisje, postblloqe, kontrolle shtëpish dhe ndalime, raportojnë mediat siriane.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit më 8 dhjetor 2024, Izraeli e shpalli të pavlefshme marrëveshjen e shkëputjes së vitit 1974 me Sirinë dhe u zhvendos në zonën tampon të monitoruar nga OKB-ja. Administrata e re e Sirisë ka pohuar vazhdimisht angazhimin e saj ndaj marrëveshjes.

Pavarësisht mungesës së kërcënimeve të drejtpërdrejta nga udhëheqja e re e Sirisë, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore dhe ofensivat ushtarake brenda Sirisë, duke shkaktuar viktima civile dhe dëmtime në infrastrukturën ushtarake.

Related Articles

Back to top button
Close
Close