BotaTopLajm

Francë, mbyllet një xhami për 6 muaj me pretendimin se “mbron islamin radikal”

Një xhami në qytetin Allonnes të Francës është mbyllur për 6 muaj me pretendimin se “mbron islamin radikal”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga prefektura Sarthe thuhet se xhamia me një xhemat prej 300 personash në Allonnes është mbyllur për një periudhë 6 mujore me arsyen se “mbron islamin radikal”.

“Drejtuesit e xhamisë kanë legjitimuar sulmet terroriste të kryera në vend”, pretendohet në deklaratën ku thuhet se “xhamia është mbyllur me qëllimin për të parandaluar kryerjen e sulmeve terroriste”.

Në deklaratën e bërë më 13 tetor nga prefektura ishte vënë në dukje se procedurat e nevojshme për mbylljen e kësaj xhamie filluan me kërkesën e ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin.

Darmanin në një intervistë më 29 shtator për gazetën “Le Figaro” tha se para hyrjes në fuqi të ligjit “separatist” në Francë u mbyllën 650 vende ku ndodheshin “ekstremistët” dhe se 24 mijë vende u kontrolluan nga policia. Darmanin theksoi se si rezultat i kontrolleve të kryera në 89 xhami që nga nëntori 2020 e deri më tani janë mbyllur një e treta e tyre me pretendimin se “janë radikalizuar”,

Franca me ligjin “separatist” që ka miratuar në muajin gusht kritikohet me arsyen se ndërhyn në jetën e muslimanëve.

Ndër çështjet kryesore të trajtuara nga ligji janë paanshmëria në shërbimin publik dhe pajtueshmëria me vlerat dhe parimet republikane, poligamia dhe martesa e detyruar, kufizimi i arsimit në distancë, rishikimi i situatës së shkollave private dhe kontrollueshmëria e shoqatave edhe në aspektin e veprimtarive edhe në atë financiar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close