
Pas fitores 1-0 ndaj Austrisë në debutimin e Francës në Kampionatin Evropian, trajneri i Francës, Didier Deschamps, foli për Sky Sport, duke u shprehur i lumtur për tri pikët e para:
“Ka edhe pak lehtësim. Unë jam i kënaqur me atë që bëmë në fushë, është shumë mirë të fillohet kështu.
Krijuam shumë për të shënuar golin 2-0 dhe gjetëm përballë një kundërshtar të fortë. Ne ishim solidë dhe bujarë, mund të ishim më precizë në fazën e sulmit, por ishte shumë mirë të nisim kështu. Zakon i ruajtur. Kemi kualitet dhe talent, lojtarët e dinë se duhet soliditet dhe përpjekje në fazën e mbrojtjes. Ishte debutim i mirë për ne”.
Deschamps u pyet edhe për gjendjen e Kylian Mbappesë, i cili theu hundën gjatë ndeshjes dhe ishte i detyruar të linte fushën para se të përfundonte ndeshja.
“Hunda nuk është aspak mirë. Kjo është njolla e mbrëmjes, ana negative. Është vetëm hunda, por është një problem i madh për ne.”




