LajmeMaqedoniTopLajm

Nëse varet prej meje, ja le të ketë 3 dëshmitarë për shtetësinë, tha Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar paralajmërimet e opozitës shqiptare se do të bojkotojë punën e Kuvendit, nëse ai nuk e pranon propozimin e tyre që shtetësia të mund të merret me 3 dëshmitarë.

Zaev ka shtritë dorën, ka thënë për të mund edhe të ketë 3 dëshmitarë, por sipas tij, kjo nuk është zgjidhje.

“Vullnet ka, nëse varet prej meje le të ketë 3 dëshmi, por kjo nuk është zgjidhje. Sot kemi dëshmitarë, nesër dikush mund ta kontestojë. Por duhet të ketë dokumente”, tha Zaev, transmeton TV21.

Nga ana tjetër, ai ka apeluar që opozita të gjejë zgjidhje, se si këto 3 dëshmitarë të shndërrohen në dokumente.

“Apeloj që në bashkëpunim në Kuvend, nëpërmjet grupeve parlamentare, Ministrinë e Drejtësisë që të gjendet një zgjidhje që të ketë dokument dhe le të vijë propozimi i Ministrisë, unë do ta mbështes”, tha më tej Zaev.

Ndërkaq, dje lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela duke folur për kundërshtimin e Zaevit, tha se 3 dëshmitarët vlejnë vetëm për ata qytetarë të cilët nuk kanë shtetësi të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq jetojnë në vend që nga viti 1991.

Related Articles

Back to top button
Close
Close