
Angela Martini ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me fotot e saj më të fundit. Modelja shfaqet tejet provokuese, duke pozuar me bikini që theksojnë linjat e saj të përsosura.
Ndjekësit nuk kanë nguruar të shprehin entuziazmin e tyre, duke komentuar për formën e saj perfekte dhe energjinë që transmeton përmes secilës foto.
Pamjet dhe aktivitetet e fundit vijnë pas disa muajsh spekulimesh mediatike rreth jetës personale të Martinit. Sipas dokumenteve të publikuara gjatë vitit të kaluar, ajo kishte paraqitur në tetor 2025 kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, aktori dhe producenti Drago Savulescu, pas një martese mbi shtatë vjeçare dhe me një fëmijë së bashku, duke përmendur “dallime të pakthyeshme” si shkak për ndarjen.
Megjithatë, lajmet e fillimvitit 2026 raportuan se ajo dhe partneri duket se shpërthyen këtë histori divorci, duke u shfaqur së bashku në disa foto dhe duke lënë të kuptohet një ribashkim i mundshëm.
Martini dhe Savulescu kanë një djalë trevjeçar, dhe çështjet e kujdestarisë dhe mbështetjes së fëmijës u përmendën në dokumentet fillestare të divorcit.




