LajmeRajon

FOTO/ Sheshi Skënderbej mbushet me karrige, nisin përgatitjet për takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 16.30 një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Përgatitjet në sheshin Skënderbej kanë nisur me vendosjen e karrigeve dhe ngritjen e skenës.

Takimi i Ramës vjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

  • foto galeri

Firma e kryebashkiakut i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani. Kryeministri ka kërkuar që Bashkia e Tiranës të vazhdojë punën për t’i shërbyer qytetarëve. Më vonë kreu i qeverisë do të takohet me këshilltarët e Partisë Socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Arrestimin e Veliajt me urdhër të SPAK, Rama e ka konsideruar masë ekstreme dhe ndërprerje e padrejtë e kontratës së tij me qytetarët që e kanë zgjedhur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close