BotaLajme

FOTO/ Një gropë e madhe 20 metra e thellë shfaqet papritur në rrugë, evakuohen banorët e 30 shtëpive në Angli, shpërthen edhe tubacioni i ujrave

Një gropë e madhe është krijuar në rrugë Godstone në jugut të Anglisë. Përshkak të gropës autoritetet kanë evakuar banorët e rreth 30 shtëpive. Disa banesa u prekën nga furnizime me ujë pasi një tub uji shpërtheu. Gropa u shfaq të hënën dhe arriti deri në 20 metra të martën. Ky incident është shpallur situatë emergjente nga autoritetet lokale.

Sipas raporteve, banorët që u evakuuan jetonin në banesa që ishin ndërtuar rreth tre vjet më parë, mbi një ish-gurthyes rëre, duke i bërë ato më të prekshme nga ky lloj aksidenti natyror. Një banore e evakuuar, Noosh Miri, tha se familja e saj është një nga ato që janë larguar nga shtëpia për shkak të rrezikut të mundshëm.

Autoritetet kanë punuar me shpejtësi për të siguruar zonën, duke urdhëruar që banorët të largohen për arsye sigurie. Gropa ka vazhduar të thellohet në përmasa, duke shkaktuar shqetësim dhe duke e bërë zonën të pasigurt për të jetuar. Shërbimet e emergjencës po monitorojnë situatën dhe janë angazhuar për të vlerësuar dhe menaxhuar pasojat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close