LajmeRajon

FOTO/ Nga protestat kundër Erdogan te azili politik në Francë, kush është 32-vjeçarja turke e arrestuar për lidhje me organizatë terroriste, sot gjyq në Shqipëri

Sot del përpara Gjykatës së Dhomës Penale në Tiranë, 32-vjeçarja turke Julide Yazici, pasi është dënuar në vendin e saj me burg për lidhje me organizatë terroriste.

Yazici rezulton e dënuar me katër vjet burgim për këto vepra, ndërsa i kanë mbetur pa kryer edhe tre vjet 5 muaj e 22 ditë.

Një burim pranë Interpol Ankara i tregoi gazetares Hoxha se para shtatë vitesh e dyshuara ka qentë studente dhe ka marrë pjesë në protestat kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Për këtë ajo kishte marrë azil politik në Francë. Avokati i saj Artan Shllaku deklaroi se do kërkojë lirimin e menjëhershëm dhe mos ekstradimin e saj pasi i rrezikohet jeta.

Gjyqi ndaj saj ka nisur dhe po zhvillohet me dyer te mbyllura.

Related Articles

Back to top button
Close
Close