LajmeMaqedoniOpinion

Blerim Latifi: Një ditë do të vajtojmë për shqiptarët në Maqedoni, siç vajtojmë sot për shqiptarët e Novi Pazarit

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe largimin e gjuhës shqipe nga tabela zyrtare në kufirin e Maqedonisë së Veriut.

Latifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook e cilësoi kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin si “një nga etërit themeltarë të UÇK-së” dhe si njeriun që i dha emrin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një nga etërit themeltarë të UÇK-së, për më shumë njeriu që i dha emrin asaj, themelues e drejtues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, i formësuar brenda një ideologjie me bazë Rilindjen Kombëtare Shqiptare, ishte mohikani i fundit i kësaj platforme në politikën shqiptare në Maqedoni”, ka shkruar ai, raporton Periskopi

Related Articles

Back to top button
Close
Close