LajmeMaqedoni

Forumet rinore të 34 partive politike nënshkruan deklaratën për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike

Forumet rinore të 34 partive politike sot nënshkruan deklaratën për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

“Rëndësia e kësaj Deklarate dhe e ngjarjes së sotme është e rëndësisë së veçantë para se gjithash për vetë të rinjtë, për politikanët e rinjë por edhe për shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi, me këtë Deklaratë të nënshkruar tregohet rëndësia dhe ndikimi i forumeve rinore të partive politike në shoqërinë tonë, tregohet legjitimiteti i tyre, kredibiliteti, por edhe kapaciteti për të zbatuar fushtë fer, të lirë dhe demokratike, përkushtime kundër gjuhës së urrejtjes dhe përkushtime për fushatë zgjedhore fer-plej”, deklaroi Biljana Janeva drejtore ekzekutive e Institutit OHRID, që ishte organizator i ngjarjes.

Me organizimin e këtij akti ceremonial, siç tha Janeva, duan të tregojnë se forumet rinore politike janë partnerë strategjik për organizimin dhe për zbatimin e zgjedhjeve.

Nënshkrues të Deklaratës së sivjetshme janë partitë politike: Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lidhja Demokratike Boshnjake, VMRO, VMRO- Partia Popullore, Zëri për Maqedoninë, Lëvizja BESA, Lëvizja për Unitetin Kombëtar të Turqve, Rimëkëmbja Demokratike e Maqedonisë, Partia Demokratike e Shqiptarëve, Partia Demokratike e Serbeve në Maqedoni, Lidhja Demokratike, Forcat Demokratike të Romëve, Bashkimi Demokratik për Integrim, Dinjiteti, E Majta, Inegra, Partia e Re Socialdemokrate, Partia e Vllehve në Maqedoni, Partia e Demokratëve të Bashkuar në Maqedoni, Lidhja e Romëve, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Partia Socialiste e Maqedonisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close