LajmeShowbiz

“Një ditë çdo gjë do ketë kuptim”, Fifi bën paralajmërimin e këngës së radhës me disa poza ngacmuese

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, ka nisur punën prej disa ditësh për një projekt të ri muzikor.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz, së fundmi po ashtu ka realizuar edhe një fotosesion të veçantë e veshur vetëm në një këmishë ngjyrë gri.

Derisa ka mahnitur në pozat e reja, ajo ka njoftuar fansat se së shpejti do të sjellë projektin e ri, por akoma nuk ka ndonjë datë të saktë të lansimit.

“Një ditë çdo gjë do ketë kuptim”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve që ka hedhur në Instagram.

“Sa ko me t’u dasht një pikë dashuri nga unë.. kur ta bëjnë njëjtë si ma ke bërë mua. Së shpejti. Ma more”, ka thënë në tjetrin Fifi.

I fundit projekt profesional i publikuar nga artistja mbetet “Maniak i dhimbjes” që e solli në mars të këtij viti.

Deri më tani, kënga mblodhi mbi 14 milionë klikime në kanalin YouTube.

Related Articles

Back to top button
Close
Close