
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë shënon sot ditën e saj të 35-të, një tubim në të cilin pritet t’i bashkohen edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të ardhur nga diaspora.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një mesazhi publik, deklaroi se shqiptarët e diasporës po mbërrijnë masivisht në kryeqytet nga të katër anët e botës, duke përdorur rrugët tokësore, ajrore dhe detare. Sipas tij, kjo pjesëmarrje dëshmon lidhjen e fortë që bashkëkombësit jashtë vendit ruajnë me Shqipërinë. “Shqiptarët nga të katër anët e dheut po vërshojnë sot nga toka, ajri dhe deti drejt Tiranës. Zoti i bekoftë!”, u shpreh lideri i opozitës në prag të nisjes së tubimit.



