
Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, tre vite më parë kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.
Dita e sotme është padiskutim e shënuar për çiftin dhe Besi i ka bërë një urim plot humor Xhensilës.
Ai ka zgjedhur një foto nga seti i martesës, por në këtë shkrepje Besi shfaqet duke puthur një statujë dhe jo Xhensilën.
“Urime tre vjetorin e martesës o jet”, shkruan Besi.
Në foto ata kanë marrë urime të shumta nga fansa e kolegë.
Xhensila dhe Besi gjithashtu janë prindër të një vajze të quajtur Ajka.