LajmeRajon

Flet xhaxhai i shqiptarit që vdiq në burgun serb: ‘Ka prova që është torturuar’!

Kosovë- Dëshmi të reja mësohen nga vdekja e Artan Zyberit nga Peja që pak javë më parë vdiq në burgun Sremska Mitrovica në Serbi. Xhaxhai i 28-vjeçarit i cili jetonte në Norvegji ka treguar për mediat momentin e arrestimit të nipit të tij si dhe dyshimet e tyre për vdekjen.

Nagip Zuberi ka treguar se nipi i tij është arrestuar nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi, pasi po kthehej në Norvegji aty ku jetonte me familjen e tij. Sipas tij arsyet e arrestimit të shqitptarit nga policia serbe ishin tatuazhet e tij nëpër trup me flamurin kombëtar dhe një foto me armë kallashnikov në makinën me të cilën po lëvizte.

Related Articles

Back to top button
Close
Close