
Në orën 16:00 ka filluar takimi në mes Qeverisë dhe sindikalistëve ku këta të fundit nuk lëshojnë pe nga kërkesa e tyre për rritjen e pagave në arsim, shkruan Alsat.
Kryetari I Sindikatës Jakim Nedellkovski, gjatë ditës në konferencë për mediat ka theksuar edhe njëherë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre për rritjen e pagave në arsim dhe çerdhe për 18.4 përqind ashtu siç kanë kërkuar që para nisjes së grevës, dhe sipas tij fati i grevës mbetet te Qeveria.



