MaqedoniTopLajm

Filipçe-Zemaj: Javën e ardhshme do të bisedohet për kufijtë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj është takuar sot në Shkup me ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, me të cilin kryesisht diskutuan për ballafaqimin me situatën e krijuar nga KOVID-19. Për sa i përket heqjes së masave kufizuese në kufijtë midis dy vendeve, Filipçe tha që gjatë javës së ardhshme do të sjellin një vendim adekuat.

 

“Diskutuam rreth asaj se bashkëpunimi në mes 2 shteteve tona është më se I nevojshëm dhe presim edhe anëtarë të vendeve fqinje të bashkohen në marrëveshjen tonë për përcjelljen dhe shkëmbinin e informacioneve për sa i përket gjendjes epidemiologjike në vend. Sa i përket regjimit të kalimit kufitar, për të se si do të jetë ai regjim, do të sjellim një vendim gjatë javës së ardhshme. Diskutuam për aplikime të përbashkëta në projektet evropiane në fushën e trajnimit dhe fitimit të përvojës së profesionistëve shëndetësorë, mjekëve të specialiteteve të caktuara”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në anën tjetër, Armend Zemaj, tha se aktualisht jemi në një fazë të cilën si vende fqinje ka përpjekje për të tejkaluar dhe menaxhuar situatën pandemike në mënyrë më të lehtë. AI theksoi se insistimi i tyre është që gradualisht me përmirësimin e situatës ta lehtësojnë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Qëllimi i vizitës ka të bëjë edhe me avancimin e dy vendeve tona në aspektin e zhvillimit të shëndetësisë. Do të vazhdojmë edhe me grupe punuese profesionale që të punojmë bashkarisht, të shkëmbejmë informacione ditore dhe të ecim në një rrugë të përbashkët në luftimin e pandemisë COVID-19. Gjatë kësaj jave dhe javës tjetër do të kemi edhe raportime dhe raporte të detalizuara për situatën epidemiologjike kështu që do të kalojmë në nivel qeveritar të vendim-marjes për lëvizjen e lire edhe në rajon po edhe mes 2 vendeve. Insistimi jonë është që gradualisht me përmisimin e situates ta lehtësojmë edhe lëvizjen e lire të qytetarëve, mallrave etj”, ministri i Shëndetësisë të Kosovës Armend Zemaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close