Bota

Tejkalon 20 milionë numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 20 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 20.120.362 persona.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (3.846.659), India (3.471.783), Brazili (3.453.336), Rusia (862.373), Afrika e Jugut (569.935), Kolumbia (552.885) dhe Peruja (536.959).

Ndërkohë në Turqi janë shëruar 254.188 persona.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën mbi 900.000 persona ndërkohë shifra e rasteve ka tejkaluar 28 milionë.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close