LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Punonjësit shëndetësorë shpresa jonë në luftën kundër pandemisë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, e ka lavdëruar punën e mjekëve në vend, duke thënë se ata janë shpresa për luftën ndaj coronavirusit.

“Jemi duke jetuar në njërën prej periudhave më të vështira në historinë më të re. E gjithë bota është nën presion të madh. Por, barrën më të madhe edhe më tej e bartin punonjësit shëndetësorë dhe mbi gjithçka u nevojitet mbështetja e jonë për t’u përballur me sfidën para së cilës ndodhen. Punonjësit shëndetësorë janë shpresa jonë në luftën kundër pandemisë”.

“Respektimi i masave është “arma” me të cilën ne, gjithsecili prej nesh, mund ta japë kontributin e vet në këtë betejë. T’u ndihmojmë, ata e presin dhe e meritojnë këtë. Të shprehim falënderim dhe respekt ndaj punës së tyre”, shkruan Filipçe në Facebook.

Ndryshe, ditëve të fundit në vend është regjistruar numër i lartë i rasteve të reja, ndërsa Qeveria sot pritet të vendos nëse do të ketë kufizime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close